Ollolai, fshati piktoresk në ishullin e Sardenjës po shet disa prona të shkatërruara me çmimin e një ekspresi, në përpjekje për të rritur popullsinë e tij në rënie.
Ky fshat ka lançuar një faqe interneti për të tërhequr amerikanët të shpërngulen, duke pyetur:
“Jeni të lodhur nga politika globale? Po kërkoni të adoptoni një stil më të balancuar jetese, duke siguruar mundësi të reja?”.
Amerikanët të shqetësuar nga rizgjedhja e Donald Trump po u ofrohen “mundësi shpëtimi “, një shtëpi për 1 euro në fshatin italian. Amerikanët që nuk duan të merren me një projekt rinovimi mund të blejnë gjithashtu një shtëpi me çmime që arrijnë deri në 100,000 euro (83,000 £).
Kryetari i fshatit, Francesco Columbu u shpreh për CNN se faqja e internetit u krijua posaçërisht pas fitores bindëse të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, që la disa amerikanë të shqetësuar për të ardhmen e vendit.
“Thjesht duam dhe do të përqendrohemi te amerikanët më shumë se te të tjerët. Natyrisht, nuk mund të ndalojmë njerëzit nga vendet e tjera të aplikojnë, por amerikanët do të kenë një procedurë përshpejtuar.” – u shpreh kryetari. /abcnews.al
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...
Osmani flet për shqetësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Ve...
Era e fortë dëmton çatinë e spitalit në Pukë dhe disa pallat...
Osmani: Për herë të parë në histori, Kosova mori pjesë në Sa...
Osmani: Përfaqësimi i vendit tim, nderi më i madh i jetës si...
Sonte Zvicër-Kosovë, Dardanët kërkojnë fitore