Shtatori muaji më i përgjakshëm i këtij viti në Siri

22:45 | 1 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Vetëm në muajin shtator në Siri janë vrarë të paktën 3 mijë njerëz, duke përfshirë 955 civilë, ka deklaruar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Qindra mijëra sirianë janë vrarë dhe milionë janë zhvendosur që nga shpërthimi i luftës në vitin 2011, transmeton portali arbresh.info

Që nga ajo kohë u krijua një konflikt kompleks, në të cilin u përfshinë edhe fuqitë botërore, me forcat e regjimit të mbështetur nga Rusia dhe një aleancë të mbështetur nga SHBA, të cilat kanë për qëillim luftimin e Shtetit Islamik.

955 civilë janë vrarë në shtator, përfshitë 297 fëmijë, tha Observatori me bazë në Britani, i cili mbështetet në një rrjet të gjërë burimesh brenda Sirisë.

Numri i njerëzve të vrarë në shtator ishte më i lartë për shkak të luftimeve në rritje dhe “rritjes së sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar dhe Rusisë kundër bastioneve ekstremiste në veri dhe në lindje të Sirisë”.

Muajin e kaluar Shteti Islamik ka pësuar mposhtjen e rradhës në qytetin Deir Ezzor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme