Shtatë vite luftë në Siri, mbi 350 mijë të vdekur

09:37 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Sot bëhen tetë vjet prej kur ka nisur konflikti famëkeq në shtetin e Sirisë. E ditë më parë u raportua se nga kjo luftë deri tash kanë vdekur mbi 350 mijë njerëzve për këtë periudhë.

Këtë të enjte shumë organizata të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për paqe dhe një fund të kësaj lufte që çdo ditë merr jetë.

“Secila ditë që shkon pa një rezolutë për këtë krizë, do të jetë një ditë dështimi për popullin e Sirisë. Prioriteti i parë dhe i vetëm duhet të jetë se si ti jepet fund këtij konflikti. Historia do të na bëjë fajtorë”, ka thënë Jakob Kern, nga Programi Botëror i Ushqimit.

Lufta atje u ka bërë shumë njerëz të vuajnë. Dhuna nëpër shumë pjesë të vendit ka arritur nivele alarmante.

Çdo ditë në Siri bombardohen familje dhe shumë të pafajshëm humbin jetën. Mbi një e treta e popullit sirian është zhvendosur për këto tetë vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme