Shtatë persona janë vrarë dhe 21 janë plagosur pasi një makinë garash përplasi spektatorët në një ngjarje motorike në Sri Lanka.
Përplasja ndodhi në garën Fox Hill Supercross të dielën në Diyatalawa, një qytet bazë ushtaraken transmeton Arbresh.info.
BBC shkruan se midis të vdekurve ishin katër zyrtarë të garës si dhe spektatorë, përfshirë një vajzë tetëvjeçare, tha ushtria.
Janë bërë të ditura pak detaje rreth shoferit, gjendjes së tij dhe nëse do të përballet me akuza.
Por autoritetet thanë se një hetim i plotë i policisë ishte duke u zhvilluar për përplasjen në pistën në pronësi të ushtrisë. Diyatalawa, në Sri Lankën jugore qendrore është një qytet ish-garnizon dhe ushtria mban një akademi atje.
“Ky aksident ndodhi kur makina u hodh nga korsia”, tha zëdhënësi i policisë Nihal Talduwa.
Sipas dëshmitarëve, përplasja ka ndodhur menjëherë pasi një makinë tjetër është përmbysur në pistë.
Zyrtarët u përpoqën të ngadalësonin makinat përreth vendit të ngjarjes duke tundur dritat e verdha, por ndërsa makinat kaluan me shpejtësi, një makinë e kuqe doli nga kursi dhe u përplas me spektatorët në anë të pistës së pambrojtur.
Pesë persona u vranë në vendngjarje, ndërsa dy vdiqën më pas në spital. Të tjerët mbeten në gjendje kritike, thanë zyrtarët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...