Google ADS

Shtatë të vdekur nga raketat ruse në Zaporizhzhia

09:39 | 7 Tetor 2022
A. B.

Të paktën shtatë persona u vranë pasi disa raketa goditën qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainën jugore të enjten.

Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, dha lajmin në një postim në Telegram, shkruan CNN.

Starukh paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi pesë persona janë ende të zhdukur. Ai tha gjithashtu se të paktën 21 persona janë shpëtuar dhe se ekuipazhet janë ende duke punuar për të gjetur persona të tjerë.

Zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve.

“Nuk ka as objekte ushtarake dhe as të rëndësishme pranë vendit të goditur, vetëm ndërtesa civile dhe ndërtesa banimi,” tha Starukh.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se të paktën shtatë raketa ruse “goditën njerëzit që flinin të qetë në shtëpitë e tyre”.

“Më shumë kanë goditur gjatë ditës. Rusët vazhdojnë të godasin qëllimisht civilët për të mbjellë frikë. Terrori rus duhet të ndalet – me forcën e armëve, sanksionet dhe izolimin e plotë”, shtoi Kuleba. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme