Google ADS

Shtatë persona të vdekur nga rrëzimi i avionit bjellorus

15:24 | 4 Nëntor 2021
A. B.

Një avion bjellorus i mallrave u rrëzua të mërkurën në juglindje të Siberisë, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë personave në bord.

Avioni Antonov An-12, në pronësi të kompanisë bjelloruse Grodno, u rrëzua dhe mori flakë pranë qytetit Irkutsk. Shkaku i incidentit nuk është ende i qartë, shkruan ‘Guardian’ transmeton arbresh.info

“E vetmja gjë që mund të shohim është se, për fat të keq, të gjithë kanë vdekur”, tha Igor Kobzev, guvernator rajonal i Irkutskut.

Zyrtarët bjellorusë thanë se avioni është drejtuar nga një ekuipazh prej tre bjellorusësh, dy rusësh dhe dy ukrainasish.

Zyrtarët rusë thanë se kanë nisur hetimet për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë së transportit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme