Një çift homoseksualësh janë fyer nga një shqiptar në tren. Ai tashmë do të qëndrojë në paraburgim deri më 25 korrik, shkruan “ekstrabladet.dk”, duke u bazuar në raportimet e “TV2 Lorry”.
Simon Schelde dhe i dashuri i tij ishin rrugës nga Kopenhageni në Jutland. Ata ishin ulur afër një shqiptari dhe kishin shkëmbyer puthje në faqe.
Kjo si duket ishte e tepërt për shqiptarin, i cili është ngritur dhe i ka pështyrë. Simon është ngritur për të pyetur se ku është problemi, pasi sipas deklaratës së tij ai e ka goditur në kokë.
Disa pasagjerë në tren, së bashku me punonjësit e kanë mbajtur shqiptar, derisa treni arriti në Høje Taastrup, aty ku e priste policia.
Prokurorja Tina Birg ka bërë të ditur se ai është arrestuar dhe do të mbahet deri më 25 korrik. Ai e mohon fajin. Ekziston frika se ai mund të largohet.
Shqiptari i cili ardhur për të vizituar një shok në Danimarkë tashmë do të akuzohet për fyerje. Por, paragrafi 81 i Kodit Kriminal e bën rrethanën më rënduese, sepse akti i krimit është bazuar në origjinën etnike, besimin dhe orientimin seksual./Arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...