Ditë më parë, një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Rapperswil-Jona (SG) të Zvicrës nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij.
Bëhet e ditur se dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vrasjes.
Florian Schneider, zëdhënës i medias për policinë kantonale St.Gallen, ka dhënë detaje për rastin.
Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.
Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin dhe ai ndodhet në paraburgim.
Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.
Zëdhënësi thotë se ditëve të fundit policisë i është dashur të shkonte në banesën e çiftit për shkak të problemeve personale. Në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje por nuk dihet nëse kanë dëgjuar ndonjë gjë për krimin, shkruan tagblatt.ch, transmeton portali albinfo.
Aktualisht ata gjenden nën kujdesin e mjedisit familjar.
Dy nga tre fëmijët, nga 14 muaj deri në 17 vjeç, janë fëmijët e vetë çiftit. Ndërsa i treti është një fëmijë nga mjedisi më i gjerë familjar që jeton me familjen.
I pyetur për dhunën eventuale në familjen e prekur, Schneider thotë: Policia asnjëherë nuk është dashur të shkojë në banesën në fjalë për shkak të dhunës në familje, por vetëm për shkak të problemeve personale të burrit.
Shumë gjëra ndodhin pas dyerve të mbyllura që policia nuk mund t`i shohë. Nëse bëhet fjalë për dhunë në familje kjo që ka rezultuar me vdekje, atëherë edhe ky motiv do të jetë një nga subjektet e hetimit në vazhdim, thotë veç tjerash zëdhënësi i Policisë së Kantonit të St Gallenit.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...