Një biznesmen është vrarë në shtëpinë e tij luksoze në Boadilla del Monte, si dhe ka mbetur i plagosur djali i tij 14-vjeçar.
Nga hetimet thuhet se biznesmeni 40-vjeçar dhe djali i tij janë vranë në mënyrë makabre nga 4 shqiptarë.
Sipas mediave spanjolle, ata kishin hyrë në vilën e biznesmenit për të grabitur banesën, por më pas kanë kryer dhe krimin makabër duke vrarë biznesmenin dhe duke i thyer krahët djalit të tij adoleshent.
Burimet thanë për ABC se çdo gjë filloi pas mesnatës. Në atë kohë, në shtëpi ishin çifti, djali 14-vjeçar një fëmijë 1 vjeçar dhe shërbëtorja e shtëpisë. Familja e cila është sulmuar dhe dhunuar nga shqiptarët është me origjinë kineze dhe jeton në një vilë që kushton 2 milionë euro.
Hajdutët arritën pranë shtëpisë, të vendosur në urbanizimin e Pino Sentinela, dhe thuhet se hynë në pjesën e prapme të shtëpisë, duke mbikëqyr rrugën M-516 (Boadilla-Majadahonda). Prej aty, ata u hodhën mbi gardh dhe hynë në shesh, ku ka dhe një pishinë në natyrë.
Për të hyrë në shtëpi, detyroheshin të hynin nga dritaret e kuzhinës. Shtëpia ka pasur dhe një sistem alarmi, por pronarët nuk e kanë lënë atë të aktivizuar, duke pasur parasysh se brenda ata ndiheshin të sigurt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së hënës dhe së martës. Djali si fillim ka parë se babai që po sulmohej nga disa persona dhe ka tentuar të hyjë mes tyre, por ata e kanë dhunuar duke i thyer të dy krahët.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka marrë dëshminë e pjesëtarëve të tjerë të familjes të cilët janë terrorizuar nga ajo që kanë parë.
Pasi kanë vrarë biznesmenin dhe dhunuar të miturin 4 shqiptarët kanë dalë nga dritaret e vilës, duke mos përdorur asnjë nga dyert e saj.
Rrahmani e Korenica zyrtarizojnë largimin nga VV-ja e bashki...
Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Pacolli: Shpr...
Disa ditë më parë debutoi me Arsenalin, mbrojtësi shqiptar p...
Përplasjet në parlamentin e Shqipërisë, ambasadori i BE: Për...
Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti ka bërë aq shumë para sa e ...
Gërvalla sot në Berlin, merr pjesë në Takimin e Ministrave t...