Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është përballur, mbrëmjen e së premtes, me një turmë protestuesish të tensionuar.
Dhjetëra njerëz janë mbledhur pranë godinës së televizionit publik në Podgoricë, pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit.
Nuk do të tradhtoj vullnetin elektoral të qytetarëve,” shkruante në faqen zyrtare në Facebook të Lëvizjes.
Është publikuar edhe një video, ku thuhet se shumë protestues i drejtohen Abazoviqit me fjalë fyese.
“Mbështetësit e demokratëve shanë Abazoviqin me fjalor fashist sonte, derisa u afrua për t’iu drejtuar të mbledhurve.”
Siç raporton Vijesti.me, njëri nga të grumbulluarit ka bërtitur: “Shqiptarët nuk do të na komandojnë”. Por, kundër një deklarate të tillë kanë reaguar disa protestues të tjerë.
“Dil o vogëlush” dhe “I more lekët Dritan?”, ishin disa nga thirrjet tjera, me të cilat u përball Abazoviq.
Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, i cili sonte ishte edhe mysafir në televizionin publik, doli para të mbledhurve, ndërsa policia ka parandaluar incidentin.
Derisa ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se ka iniciuar shkarkimin e Abazoviqit nga posti i zëvendëskryeministrit.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...