Google ADS

Shqiptarët në përkrahje të Bidenit për president të SHBA-së

11:40 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Joe Biden po konsiderohet më i rëndësishmi për shqiptarët ndër kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biden, që është ndër shumë emrat e Partisë Demokratike në “luftën” për të fituar pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, konsiderohet mik i madh i shqiptarëve.

Lista Qytetare Shqiptaro-Amerikane në një njoftim të fundit ka bërë të ditur se ka hapur një platformë përkrahëse për Bidenin, duke treguar se ai ka qenë zë i fuqishëm në përkrahje të intervenimit amerikan në Kosovë, në përkrahje të lirisë për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Platforma përkrahëse për Bidenin, titullohet “Shqiptarët për Bidenin” apo në anglisht “AlbaniansForBiden”. Kjo platformë është krijuar “për shkak të së kaluarës sonë me z.Biden dhe përkrahjes së tij për punën tonë si zë i vërtetë i kauzës kombëtare shqiptare në Amerikë, dhe jo për shkak të ndonjë partizanizmi politik”.

Këtë platformë do ta udhëheqë profesori Faton Bislimi. “Për mua është një përgjegjësi e madhe, përtej privilegjit dhe nderit që janë po ashtu pjesë e këtij angazhimi. Ajo që po bëjmë për z. Biden është vetëm shpërfaqje e mirënjohjes sonë për punën e tij të mëparshme në përkrahje të popullit të Kosovës dhe Kosovës në veçanti”, thotë Bislimi.

Kjo organizatë thotë se Drejtoresha për Koalicione Nacionale në ekipin e Bidenit për President, Vanesa Cardenas, e ka vlerësuar si “të mrekullueshme platformën [tonë] në përkrahje të fushatës së Biden”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme