Divizioni i 101 i ushtrisë amerikane është spostuar në Europë për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore.
Janë më shumë se 4700 ushtarët elitë të këtij divizioni të sulmit ajror që ndodhen tashmë në Rumani, praktikisht pak kilometra nga fushëbeteja ukrainase.
“Jemi gati të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO, kemi një kapacitet pothuajse unik, jemi divizion këmbësorie e lehtë por tejet e lëvizshme, me kapacitet sulmi ajror”, ka deklaruar komandanti i divizionit , gjenerali John Lubas.
Këto janë trupat amerikane më të afërta nga konflikti që nga shkurti po sheh Ukrainën e pushtuar në pjesën e saj juglindore nga forcat e dërguar a nga Kremlini.
“Po monitorojmë nga afër forcat ruse”, pranuan komandantët amerikanë.
Të njohur edhe si “Screaming Eagle”, Shqiponja ulëritëse, divizioni shquhet për sulmet e saj ajrore, në veçanti të parashutistëve që janë dalluar në betejat më të njohura dhe të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, si në Normandi, por edhe në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan.
Praktikisht kudo që Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në luftë./a2cnn/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë