Shqipëria evakuon 15 persona nga Izraeli, tre prej tyre nga Kosova

12:43 | 15 Prill 2024
KRG

Pesëmbëdhjetë shtetas shqiptarë, mes të cilëve tre nxënës nga Kosova që ndodheshin në Izrael në kohën kur Irani kreu sulm ndaj Izraelit, pritet të kthehen mbrëmjen e së hënës.

Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëri të ditur se 15 qytetarët janë larguar nga Tel Avivi ditën e dielë dhe ndodhen në Qipro. Fluturimet e tyre drejt Shqipërisë u anuluan mëngjesin e së dielës për shkak të situatës së tensionuar në rajon.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës e Kosovës nuk ka ndonjë reagim zyrtar për evakuimin e tre kosovarëve.

Megjithatë, një ditë më herët, kjo ministri publikoi një numër të Ambasadës së Kosovës në Izrael për të gjithë shtetasit e Kosovës në këtë shtet që mund të kenë nevojë për ndihmë, pas sulmit të Iranit./REL/

Të ngjashme