Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas vendimit se presidenti Vladimir Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e dy zonave të shkëputura të Ukrainës që janë të kontrolluara nga separatistët.
Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka ka shkruar duke dënuar këtë, duke thënë se kjo është shkelje e e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Minskut.
“Shqipëria dënon njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, e marrëveshjes së Minskut si dhe shkelje e integritetit territorial dhe sovranitetit së Ukrainës, Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka shkruar Xhaçka.
Albania condemns Russia's recognition of the independence of the regions of Donetsk&Luhansk.A clear violation of international law,of the Minsk agreement as well as a violation of 🇺🇦’ territorial integrity and sovereignty!🇦🇱 stands united with partners and allies in support of🇺🇦
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) February 21, 2022
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...