Google ADS

Shqetësimet për siguri, Spanja tërheq ushtarët e vendosur në Bagdad

12:07 | 9 Janar 2020
Arbresh.info

Dhjetëra ushtarë spanjollë të vendosur në Bagdad si pjesë e një operacioni të drejtuar nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në Irak u zhvendosën të martën në një pozicion më afër Kuvajtit.

NATO njoftoi të martën se do të ripozicionojë personelin e saj në Irak në lokacione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si një masë paraprake kundër tensionit përshkallëzues pas një sulmi me avionë amerikanë ku u vra gjenerali iranian Qasem Soleimani në Bagdad.

Ministria Spanjolle e Mbrojtjes tha të martën se vetëm tre nga 13 ushtarët spanjollë që ishin në Bagdad mbeten atje.

Përveç 13 ushtarë në Bagdad, Spanja ka 550 trupa të tjerë në bazën ‘Gran Capitan’ në Besmayah në juglindje të kryeqytetit të Irakut.

Zv/kryeministri i përkohshëm, Carmen Calvo konfirmoi se 10 ushtarët spanjollë ishin zhvendosur të mërkurën pasi Irani nisi 22 raketa balistike në dy baza amerikane në Irak-bazën ajrore Al-Asad, në perëndim të vendit dhe një në Irbil, në Kurdistanin e Irakut.

Të shtunën NATO vendosi të pezullojë përkohësisht një mision trajnimi për të forcuar forcat irakiane të sigurisë dhe edukimin ushtarak irakian.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të mbajë një prani në vend, duke shtuar se NATO është e gatshme të vazhdojë trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve kur situata të lejojë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme