Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten se misioni amerikan në Afganistan përfundon më 31 gusht, por shqetësimet mbeten në lidhje me gjendjen e civilëve afganë, veçanërisht të grave, pasi talebanët vazhdojnë të fitojnë terren kundër forcave afgane.
Me mbarimin e misionit 20-vjeçar të SHBA në Afganistan, tani e gjithë vëmendja është tek fati i grave dhe vajzave. Talibanët tani pretendojnë se ata kontrollojnë 85 përqind të vendit dhe shqetësimet humanitare po rriten. Presidenti Joe Biden thotë se ai i ka dhënë garanci presidentit afgan, Ashraf Ghani.
“Në takimin tonë, unë gjithashtu sigurova presidentin afgan se mbështetja e SHBA për popullin e Afganistanit nuk do të ndalet. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë ndihmë civile dhe humanitare, duke ngritur zërin për të drejtat e grave dhe vajzave”, tha presidenti Biden, gjatë konferencës për shtyp ditën e enjte.
Ekspertët pajtohen që talebanët nuk janë duke përmbushur kushtet për të cilat ranë dakord në marrëveshjen e paqes me SHBA. Melanne Verveer, ish-Ambasadorja e parë e SHBA për Çështjet Globale të Grave, foli për Zërin e Amerikës.
“Ata nuk e kanë ndalur dhunën, ata kanë vazhduar me vrasjet e tmerrshme. Ne kemi qenë shumë të shqetësuar për atë që po ndodh me udhëheqësit dhe shoqërinë civile. Çfarë ka ndodhur me gratë gazetare, gratë gjyqtare, vajzat. Kemi patur bombardime në shkolla, mizori të tmerrshme, të tmerrshme… Ne po i dëshmojmë me shqetësim të madh”, thotë zonja Melanne Verveer.
Balkh, është një nga rajonet në veri të Afganistanit, i cili është nën sundimin e talibanëve. Banorët lokalë thonë se talibanët kanë vendosur rregulla të reja shtypëse, duke urdhëruar gratë të mbulojnë kokat e tyre dhe burrat të rrisin mjekrën.
Disa rajone të tjera kanë raportuar se shkollat e vajzave janë duke u mbyllur. Ligjvënësi demokrat, Seth Moulton thotë se ai ka kaluar kohë në Afganistan dhe është I shqetësuar për njerëzit që takoi, veçanërisht gratë dhe vajzat.
“Më thyhet zemra kur dëgjoj që talibanët po marrin pjesë të vendit dhe i dënojnë gratë të bëjnë një jetë si skllave. Dhe askush nga ne nuk dëshiron ta shohë atë të ndodhë. Presidenti e bëri të qartë se në fund të fundit kjo varet nga populli afgan dhe qeveria afgane. Por unë sigurisht shpresoj që të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur gratë dhe vajzat në Afganistan dhe të gjithë përparimin që ato kanë qenë në gjendje të bëjnë me Amerikën aty në 20 vitet e fundit”, thotë ligjvënësi demokrat.
Forcat afgane po zotohen të luftojnë për të rimarrë kontrollin e disa prej zonave të marra kohët e fundit nga talebanët, ndërsa homologët e tyre amerikanë dhe të NATO-s largohen./voa/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...