Deputetët rivalë bolivianë janë përleshur fizikisht në foltoren e parlamentit, ndërsa një prezantim nga një ministër i presidentit Luis Arce, u zhyt në një mori shkelmash, grushtesh dhe tërheqje flokësh.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të martën.
Ministri i Qeverisë Eduardo del Castillo, ishte thirrur nga parlamenti për të dhënë një raport mbi burgosjen në dhjetor të Luis Fernando Camacho, guvernatorit konservator të rajonit Santa Cruz, dhe një figurë kryesore opozitare.
Ndërsa mbrojti ligjshmërinë e arrestimit, Del Castillo kritikoi parlamentarët nga Creemos, partia e Camacho, duke i quajtur ata “grupe radikale, hajdutë, të dhunshëm që erdhën për të vjedhur kuletat e popullit Bolivian”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...