Google ADS

Shpiket testi që tregon nëse jeni të infektuar me koronavirus brenda 5 minutave

07:47 | 1 Prill 2020
Arbresh.info

Laboratori Abbott në Illinois ka krijuar  një test përmes një pajisje të lëvizshme që tregon nëse je i infektuar me koronavirus apo jo. Nëse je pozitiv, kjo pajisje ta nxjerr përgjigjen për 5 minuta, nëse je negative ta nxjerr përgjigjen për 13 minuta.

Agjensia Federale Amerikane i ka dhënë leje kompanisë që të prodhojë këtë lloj testi për të furnizuar personelet mjekësore dhe të fillojë punën nga java e ardhshme.

Kjo pajisje e ndërtuar nga teknologjia molekulare pritet që të kryejë rreth 50 mijë teste në ditë.

Më poshtë do shihni videon si funksionon kjo paisje:

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme