Google ADS

Shpëtohen rreth 2,500 emigrantë në Detin Mesdhe

19:10 | 11 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët ka bërë thirrje për europianë që t’i dalin në ndihmë Italisë, pasi vendi është duke u përballur me një rritje të madhe të emigrantëve.

Vetëm këtë fundjave janë shpëtuar rreth 2,500 emigrantë të cilën nga brigjet e Libisë ia kanë mësyrë vendeve të BE-së, transmeton portali arbresh.info

Rojet bregdetare libiane gjetën trupat e tetë emigrantëve që u gjetën në lindje të Tripolit të shtunën.

Të paktën 25 persona mungojnë gjatë udhëtimit të fundjavës.

UNHCR u bëri thirrje vendeve të tjera europiane që të ndihmojnë.

“Zgjidhjet nuk mund të jenë vetëm në Itali”, tha UNHCR. “Nevoiten masa të reja në të dy anët e Detit Mesdhe për të luftuar trafikimin”.

Sipas UNHCR-it, mbi 1,700 njerëz kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë përpjekjeve për të arritur në vendet e BE-së përmes Detit Mesdhe./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme