Google ADS

Shpëtohen rreth 100 migrantë në brigjet e Libisë

01:07 | 30 Prill 2021
Trina Galanxhi

Rreth 100 migrantë që po përpiqeshin të arrinin në Europë nga Deti Mesdhe janë shpëtuar në brigjet e Libisë, pasi anija e tyre u përmbys.

Migrantët u shpëtuan rreth 70 kilometra nga baza detare në Tripoli, deklaroi Rojet Bregdetare, transmeton portal arbresh.info

Libia është rruga kryesore për mijëra migrantë, kryesisht nga pjesa nën-Sahariane e Afrikës, të cilët po përpiqen të arrijnë në Europë përmes detit.

Më shumë se 450 migrantë kanë vdekur në Mesdhe që nga fillimi i vitit, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme