Google ADS

Shpëtohen nga përmbytja më shumë se 700 emigrantë

20:55 | 5 Prill 2017
Trina Galanxhi

Grupet humanitare dhe anijet e shpëtimit në brigjet e Libisë kanë shpëtuar më shumë se 700 emigrantë, të cilët po udhëtonin me shtatë anije të prishura.

Anija e shpëtimit Phoenix, ka shpëtuar më shumë se 300 emigrantë nga tre anije që udhëtonin në ujrat ndërkombëtare në brigjet qytetit libian të Sabratha, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, anija e shpëtimit Aquarius ka arritur të shpëtojë emigrantë të tjerë që udhëtonin me katër anije të dëmtuara.

Numri i emigrantëve nga Afrika e Veriut që tentojnë të hyjnë në Itali është rritur për 30 për qind.

Gjatë këtij viti rreth 600 emigrantë e kanë humbur jetën duke u përpjekur që të hyjnë në Itali, raporton IOM./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme