Më shumë se 2 mijë migrantë, që po tentonin të arrinin në Evropë janë shpëtuar, pasi anijet me të cilat po udhëtonin u fundosën në Detin Mesdhe. Zyrtarët kanë thënë se më 14 prill, një migrantë është gjetur i vdekur.
Një zëdhënës i gardës detare italiane, ka thënë se janë ndërmarrë 19 operacione të shpëtimit nga garda detare dhe organizatat joqeveritare, ku janë shpëtuar 2,074 migrantë, të cilët po udhëtonin me 16 gomone dhe 3 anije të vogla prej druri.
Ndërkaq, një adoleshent është gjetur i vdekur në njërën prej anijeve.
Autoritetet turke dhe spanjolle raportohet se po ashtu kanë ndërmarrë operacione të shpëtimit të migrantëve.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë, rreth 32 mijë migrantë kanë arritur në Evropë përmes detit vetëm gjatë këtij viti. Mbi 650 të tjerë kanë vdekur ose konsiderohen të zhdukur.(rel)
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...