Jetimët që mendohet se janë nga Britania e Madhe, janë larguar nga kampi i ndalimit në veri të Sirisë.
Amira, Heba dhe Hamza u dërguan në Raqqa së bashku me 24 jetimë të tjerë, tha agjensia e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info
BBC ka biseduar me 10-vjeçaren Amira javën e kaluar, kur ajo përshkroi se si nëna dhe babai i saj u vranë gjatë bombardimeve.
Jetimët, prindërit e të cilëve besohet se janë larguar nga Londra dhe i janë bashkuar Shtetit Islamik, tani janë me organizatën Save the Children.
Nëna e tyre, babai, dy motrat dhe dy vëllezërit u vranë në prill gjatë betejës së fundit në Baghouz para se Shteti Islamik të dorëzohej.
Amira, Heba, tetë, dhe Hamza, gjashtë vjeç, po mbaheshin në kampin Ain Issa, ku ndodheshin edhe rreth 200 mbështetës të ISIS-it.
Pas ofensives turke në Siri, kampi është boshatisur.
Amira ka deklaruar se ajo ka një gjyshe në Britani të Madhe, por që nuk e mbante mend emrin e saj. Në intervistën për BBC, ajo ka deklaruar se do të dëshironte të shkonte në shtëpi.
Ushtria turke ka filluar një operacion të madh ndërkufitar në veri-lindje të Sirisë kundër një aleance të milicisë të udhëhequr nga kurdët.
Save the Children përmes një deklarate ka theksuar se fëmijët nuk janë dëmtuar./arbresh.info/
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...