Në ujërat e bregdetit perëndimor të Libisë janë shpëtuar 270 emigrantë.
Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Forcave Detare pranë Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë (UMH), Eyup Kasim, thuhet se forcat e sigurisë detare kanë shpëtuar 270 emigrantë, në mesin e të cilëve ndodhen 11 fëmijë dhe 80 gra, përcjell Telegrafi.
Kasim tha se emigrantët me prejardhje nga Eritrea, Sudani i Jugut, Egjipti, Komoret dhe Bangladeshi, pas ndihmave të nevoshme janë dorëzuar në njësinë e luftës kundër emigrimit ilegal.
Si pasojë e fundosjes së një anijeje me emigrantë, ditë më parë humbën jetën 3 persona, ndërsa 16 të tjerë janë shpëtuar. Ndërkaq ishte njoftuar se më shumë 100 persona janë zhdukur.
Sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare, në Libi ndodhen emigrantë nga 24 shtete. Prej tyre, 95 për qind janë emigrantë afrikanë që synojnë të kalojnë në Evropë përmes Detit Mesdhe. /Telegrafi/
Kuvendi maqedonas fillon punën me shqyrtimin e pesë interpel...
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e personit...
Drita konfirmon largimin e dy lojtarëve
Protesta para bashkisë/ Militantët e Berishës dhe Metës sulm...
Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presiden...
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan