Shpëtohen 1350 emigrantë

20:46 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Një emigrant ka humbur jetën, ndërsa 1350 janë shpëtuar sot në 12 operacione shpëtimi të rojës bregdetare italiane në Detin Mesdhe.

Emigrantët janë gjetur rreth 25 kilometra larg brigjeve të Libisë.

Në tentim për të arritur në Evropë, një numër i madh i emigrantëve nga Azia dhe Afrika, kanë humbur jetën në ujërat e Egjeut, për shkak të transportit më anije jo adekuate, të motit të ligë, apo mbingarkesave me emigrantë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme