Shpëtohen 1,300 emigrantë në Detin Mesdhe

20:16 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Afro 1,300 emigrantë, të cilët janë shpëtuar gjatë fundjavës, kanë arritur në Sicili të Italisë, ka njoftuar Roja Bregdetare italiane.

Italia është duke u përballur me një fluks të madh të emigrantëve këtë vit.

Sipas shifrave, gjatë këtij viti, më shumë persona nga Afrika e Veriut, kanë arritur në Itali me varka se sa në tre vitet e fundit.

Edhe 500 emigrantë pritet të arrijnë në Sicili në ditët e ardhshme. Ata janë nisur me anije nga brigjet libiane.

Autoritetet italiane dhe organizatat që ndihmojnë në shpëtimin e emigrantëve në Mesdhe, kanë njoftuar se një emigrant 16-vjeçar, ka ndërruar jetë në anijen e shpëtimit, për shkak të një sëmundje, e cila mbetet e panjohur.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantë, më 2 mars, 487 emigrantë kanë humbur jetën duke tentuar të kalojnë Detin Mesdhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme