Në një njësi kërkimore me qendër në Belgjikë, shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin e një antitrupi unik që është i aftë të neutralizojë virusin që shkakton COVID-19. Antitrupi vjen nga një burim që nuk do ta kishit menduar, nga lama.
Virologu Xavier Saelens ka njohuri specifike në lidhje me gripin dhe interesi i tij kryesor i hulumtimit është të punojë drejt një vaksine universale të gripit.
Ai beson se zbulimi i antitrupave mund të jetë një moment historik i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19:
“Është e rëndësishme, sepse mund të ndodhë që antitrupi ynë mund të neutralizojë virusin COVID19. Antitrupi është special, ai e ka origjinën nga lama. Është një antitrup i pazakontë. Mendoj se kemi gjetur një pikë të mirë në virus e cila është e brishtë (dhe që mund të shfrytëzohet) për ta frenuar me antitrupin e kësaj kafshe”.
Megjithëse kjo shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e një ilaçi të mundshëm antiviral kundër koronavirusit, ai nuk është njësoj si një vaksinë.
Profesori Saelens thekson se ka shumë rrugë për të bërë:
“Zbulimi ynë me këtë antitrup nuk është një vaksinë në kuptimin e saktë. Ju mund të bëni një vaksinë në thelb për njerëzit e shëndetshëm. Me një antibiotik, ajo që propozuam, në të vërtetë mund t’i japë mbrojtjen e imunitetit menjëherë një pacienti ose një personi që është i ekspozuar potencialisht”.
Ai thotë se ky ilaç mund të marrë 6 muaj kohë.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...