Google ADS

Shpërthimi pas përplasjes së cisternës së karburantit me një kamion, të paktën 99 viktima

16:32 | 6 Nëntor 2021
A. B.

Të paktën 99 persona kanë vdekur pas një shpërthimi masiv kur një cisternë karburanti u përplas me një kamion në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

Karburanti u derdh përpara se të ndizej, dhe zjarri pa kontroll përfshiu kalimtarët dhe automjetet në një kryqëzim të ngarkuar, shkruan bbc transmeton arbresh.info

Pamjet e transmetuara nga mediet lokale treguan trupa të djegur keq në rrugët përreth cisternës.

Presidenti Julius Maada Bio, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar nga zjarret tragjike dhe vdekjen e personave”.

Në një postim në Twitter, ai tha se qeveria e tij do të bënte “gjithçka për të mbështetur familjet e prekura”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme