Google ADS

Shpërthimi në Meksikë, rëndohet bilanci i viktimave

23:21 | 20 Janar 2019
Trina Galanxhi

Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 73, ndërkaq 74 persona të tjerë janë plagosur.

Omar Fayad, guvernatori i shtetit Hidalgo, ku ka ndodhur shpërthimi, në një konferencë për media të mbajtur në orët e vona të 19 janarit, tha se edhe pesë trupa të pajetë janë gjetur në vendngjarje.

Shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga tubacioni i gazit. Qindra persona, përfshirë fëmijë, kishin dalë në vendin ku kishte filluar rrjedhja e karburantit në mënyrë që ta vjedhin atë, pak para se të ndodhte shpërthimi.

Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz Manero tha se hetuesit janë duke hetuar se çfarë shkaktoi shpërthimin.

Deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë ngjarje, ka njoftuar Manero./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme