Kërkimi për personat e zhdukur po vazhdon me autoritetet që ende janë duke u përpjekur të konstatojnë numrin e tyre të saktë.
Ushtria libane ka bërë të ditur se numri i vdekjeve nga shpërthimi në Beirut është rritur në 163 pasi pesë trupa të tjerë u nxorrën nga rrënojat.
“Ekipet e shpëtimit të ushtrisë libaneze në bashkëpunim me njësitë e mbrojtjes civile, zjarrfikësit dhe ekipet ruse dhe franceze të kërkimit arritën të nxjerrin pesë kufoma të tjera të viktimave të shpërthimit në portin të Bejrutit”, thonë ushtria në një deklaratë.
Deklarata thoshte se kërkimi për personat e zhdukur po vazhdon me autoritetet që ende janë duke u përpjekur të konstatojnë numrin e tyre të saktë.
Dy shpërthime të fuqishme tronditën portin e Bejrutit të martën, pasi një zjarr shpërtheu në një depo në të cilën u ruajtën 2.750 ton nitrat amoniumi.
Nitrati i amoniumit është një substancë kimike që shpesh përdoret për të bërë bomba dhe zakonisht përdoret në pleh. Terrorizmi është përjashtuar si shkak i mundshëm i shpërthimeve.
Shpërthimet tronditën Bejrutin, duke regjistruar madje tërmet të shkallës 3,5 sipas shkallës Richter dhe duke shkatërruar ndërtesa që ndodhen kilometra larg shpërthimit. Rreth 6.000 u plagosën dhe 300.000 kanë mbetur të pastrehë.
Libani tashmë ishte kapluar nga një krizë që buronte nga problemet ekonomike dhe korrupsioni.
Protestuesit antiqeveritar kanë dalë në rrugë për dy netët e fundit, duke sulmuar ndërtesat zyrtare dhe duke u përplasur me policinë./AA/
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...