Njerëzit në Bejrut kanë shprehur zemërim ndaj Qeverisë për atë se çfarë thonë se ishte neglizhencë që çoi në shpërthimin e madh të së martës.
Presidenti Michel Aoun tha se shpërthimi u shkaktua nga 2,750 tonë nitrat amoni që ishte vendosur në një depo pa respektuar masat e sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
Shumë qytetarë kanë akuzuar autoritetet për korrupsion, pakujdesi dhe keqmenaxhim.
Shpërthimi vrau të paktën 135 persona e plagosi më shumë se 4,000 të tjerë.
Tashmë në vend ka nisur gjendja emergjente dyjavore.
“Bejrut po qan, Bejrut po ulërin, njerëzit janë histerikë dhe njerëzit janë të lodhur”, tha regjisori Jude Chehab për BBC, duke bërë thirrje që njerëzit përgjegjës të përballen me drejtësinë.
Chadia Elmeouchi Noun, një banor i Bejrutit aktualisht në spital, tha: “Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që ne jemi duke u udhëhequr nga njerëz të paaftë, qeveria jokompetente […] Por unë po ju them diçka – ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale”.
Të mërkurën, qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të portit të Bejrutit u vendosën në arrest shtëpiak në pritje të një hetimi mbi shpërthimin.
Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i vendit këmbënguli që ata që konsiderohen përgjegjës të përballen me “dënimin maksimal”.
Ndërkohë, Amnesty International dhe Human Rights Watch kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur për shpërthimin.
Në një deklaratë, HRW tha se kishte “shqetësime serioze në lidhje me aftësinë e gjyqësorit libanez për të kryer një hetim të besueshëm dhe transparent vetë”./arbresh.info/
Mbi 10,000 emigrantë vdiqën këtë vit gjatë përpjekjes për të...
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...