Shpërthimi masiv në kampin e refugjatëve në Gaza: “Objektivi ishte mes civilëve”

19:42 | 31 Tetor 2023
D.H

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, nënkoloneli Richard Hecht i tha Wolf Blitzer të CNN të martën se komandanti i Hamasit, i cili ishte objektivi i një sulmi ajror në kampin e refugjatëve Jabalya në Gaza, ishte “duke u fshehur pas civilëve”.

Sulmi shkaktoi shumë viktima në Jabalya, kampi më i madh i refugjatëve në Gaza, sipas autoriteteve.

Kur Blitzer e pyeti zëdhënësin për civilët e pafajshëm në kampin e refugjatëve, Hecht u përgjigj: “Kjo është tragjedia e luftës, Wolf”.

Hecht sqaroi se komandanti i Hamasit i cili ishte objektivi i sulmit “vrau ​​shumë izraelitë”./euronews.al/

Të ngjashme