Një ushtar japonez ka humbur jetën, pasi një ortek i shkaktuar nga shpërthimi vullkani e mori atë më vete.
Të paktën 14 persona janë lënduar, disa prej tyre në gjendje kritike, transmeton portali arbresh.info
Shpërthimi bëri që gurë të bien mbi një zonë të gjerë kilometrash pranë Kusatsu në Japoninë qendrore, thonë mediat.
Mali Kusatsu-Shirane, 150 km nga Tokio shpërtheu sot, por nuk është konfirmuar ende nëse ishte fajtor për shkaktimin e ortekut.
Orteku ka bllokuar disa skitarë në shpat.
Gjashtë ushtarë, të cilët po bënin trajnim në këtë zonë, ishin në mesin e atyre që u shpëtuan. Shumica prej tyre ishin të lënduar dhe një prej tyre më vonë ndërroi jetë./Arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...