Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 10 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton AFP.
Makina shpërtheu në afërsi të një kafeje italiane në qendër të qytetit që dërgon tek pallati presidencial, transmeton portali arbresh.info.
“Për momentin kemi gjashtë të vdekur nga shpërthimi, civilë. Vetura plot me eksploziv shpërtheu afër një kafeje italiane”, ka thënë oficeri i policisë Mohamed Abdulahi i cili ishte në vendin e ngjarjes.
Nuk ishte e qartë nëse makina ishte parkuar apo sulmuesi vetëvrasës ishte në timon kur shpërtheu.
Al Shabaab ka marrë përgjegjësinë në një deklaratë në ueb faqen që përdor zakonisht./Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...