Shpërthimi i kolerës në Jemen do të bëhet epidemia më e madhe në rekord, thotë organizara bamirëse Oxfam.
Jemeni u godit nga një luftë civile në mart të vitit 2015 dhe që nga muaji mars i vitit 2017 është duke vuajtur nga epidemia e kolerës, transmeton portali arbresh.info
Oxfam ka paralajmëruar se epidemia është në rritje shumë dhe se numri i të të prekurve do të arrije rreth 754,373 raste.
Më shumë se 2,100 jemenas, rreth gjysma e tyre fëmijë, kanë humbur jetën shkaku i epidemisë. Ndërsa në disa zona shkalla e infektimit ka rënë, në krahinat më të prekura dhe të vështira për t’u arritur deri në 5,000 njerëz në ditë po sëmuren.
“Jemeni është kriza më e keqe humanitare në botë, ndërsa edhe duke u përkeqësuar. Më shumë se dy vite lufte kanë krijuar kushtet ideale për përhapjen e sëmundjes”, tha deklaratë Nigel Timmins, drejtori humanitar i Oxfam.
Ai ka shtuar se lufta e ka shtyrë vendin drejt urisë dhe ka detyruar miliona njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre.
Për dy vite e gjysmë lufta civile në Jemen ka shkatërruar infrastrukturën e vendit dhe ka vendosur rreth 27 milionë njerëz në prag të urisë./arbresh.info/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...