Shpërthimi i fuqishëm në Gjermani, lëndohen dy persona dhe pesë tjerë akoma të zhdukur

15:35 | 27 Korrik 2021
A. B.

Një shpërthim ka ndodhur në kompleksin e kimikaleve që ka shkundur sot qytetin gjerman Leverkusen, ku dy persona janë lënduar rëndë, derisa pesë tjerë po konsiderohen si të zhdukur, ka njoftuar kompania “Kurent” që është operator i parkut kimik “Hempark”.

Në rrjetet sociale mund të shihen video e tymit të zi që ngritet mbi re në parkun industrial. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e parkut ku hidhen mbetjet kimike, ka bërë të ditur zëdhënësi i Kurent.

Siç raporton Reuters, menaxhmenti i këtij parku ka njoftuar në Twitter se ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm.

“Banorët do të duhej të qëndronin të mbyllur dhe të mbyllin edhe dyert e dritaret”, thuhet në kumtesën e Hemparkut.

Agjencia gjermane për mbrojtje civile ka paralajmëruar për një “rrezik ekstrem”.

Televizioni gjerman VDR, ka raportuar se është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe se menjëherë pas shpërthimit është ngritur një re e zezë tymi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme