Google ADS

Shpërthimi i fuqishëm bllokon 35 punëtorë 700 metra nën tokë

20:21 | 8 Nëntor 2019
Arbresh.info

Zjarrëfikësit kanë shpëtuar minatorët e bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në qytetin Lindor të Gjeermanisë, Teutschenthal. Rreth 35 njerëz mbetën të bllokuar brenda në minierë, Ndërkohë që dy punërtorë kanë mbetur të plagosur dhe njëri prej tyre raportohet se është në gjendje më të rëndë.

Miniera fillimisht u mbyll në vitin 1982, por më vonë gjatë 15 viteve të fundit u rimodelua. Kjo minierë është një bazë me një hapësirë prej 14 kilometra katrorë, ku hidhen mbeturinat minerale. Zyrtarët ende nuk kanë konfirmuar se kush mund të jetë shkaku që shkaktoi shpërthimin, raporton Anadolu Agency. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme