Shkencëtarët nga Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për hetimin e origjinës së coronavirusit në Kinë kanë gjetur shenja se shpërthimi i virusit ishte shumë më i gjerë në Wuhan në dhjetor të vitit 2019 sesa mendohej më parë.
Ata po kërkojnë urgjentisht qasje në qindra mijëra mostra të gjakut në këtë qytet që Kina deri më tani nuk i ka lejuar t’i shqyrtojnë, transmeton arbresh.info
Hetuesi kryesor për misionin e OBSH-së, Peter Ben Embarek, tha për CNN se misioni kishte gjetur disa shenja të përhapjes më të gjerë në vitin 2019.
Ekipi gjithashtu pati shansin të flasë me pacientin e parë që zyrtarët kinezë e kishin vlerësuar si të infektuar, një punonjës zyre në të 40-tat, pa ndonjë histori udhëtimi të shënuar; i raportuar si i infektuar më 8 dhjetor. / arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...