Autoritetet në Gjermani kanë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për një zhytës ukrainas, të cilin e akuzojnë për sabotimin e gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2. Urdhri për arrestimin u lëshua pasi zhytësi i identifikuar si Volodymyr Z., i cili deri vonë jetonte në Poloni është arratisur në drejtim të panjohur.
Sipas ARD. Süddeutsche Zeitung dhe Die Zeit, instruktori i zhytjes nga Ukraina dyshohet se ishte pjesë e ekipit të zhytësve që shkaktuan shpërthimet në dy tubacionet e gazit në vitin 2022.
Sipas të njëjtave raporte, burri është arratisur nga Polonia pasi dyshohet se ishte informuar se autoritetet gjermane do të lëshonin një urdhër për ndalimin e tij.
Siç raporton Bild , ky njeri ishte pyetur më parë nga gazetarët për përfshirjen e tij të mundshme në çështjen e shpërthimeve në rrjetin e gazsjellësit dhe kishte mohuar çdo përfshirje, duke u shprehur se ishte i habitur.
Autoritetet gjermane, sipas raportimeve kanë identifikuar dy persona të tjerë nga Ukraina, një burrë dhe një grua, për përfshirjen e tyre në sabotimin e Nord Stream 1 dhe 2, pa lëshuar ende urdhër-arreste kundër tyre.
Shpërthimet në tubacionet që transportojnë gaz nga Rusia në Gjermani ndodhën në shtator të vitit 2022, gjashtë muaj pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ndërsa një hetim po zhvillohet në Gjermani, Danimarkë dhe Suedi./A2CNN
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...