Google ADS

Shpërthime të fuqishme në qytetin rus, vdesin të paktën tre persona

08:59 | 3 Korrik 2022
A. B.

Të paktën tre persona kanë vdekur gjatë shpërthimeve që kanë ndodhur në qytetin rus Belgorod, i cili gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainën, ka bërë të ditur guvernatori rajonal Vychlav Gladskov.

“Shpërthimet pjesërisht kanë shkatërruar 11 ndërtesa kolektive dhe 39 shtëpi”, tha Gladkov, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Guvernatori rajonal shtoi se sistemi kundërajror është aktivizuar menjëherë pas shpërthimeve. E deklaratën e guvernatorit, CNN nuk ka munduar ta konfirmojë, kurse nga Ukraina deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim.

Për këtë sulm rusët po akuzojnë ukrainasit, duke theksuar se bëhet fjalë për një agresion direkt që kërkon reagim serioz ushtarak

Në anën tjetër, autoritetet ukrainase incidentet e sotme në Belgorod, i ka quajtur “karma” duke mohuar përgjegjësinë.

Përndryshe, qyteti rus Belgorod i ka 400 mijë banorë, dhe gjendet vetëm 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme