Shpërthime të shumta kanë tronditur kryeqytetin e Libisë, Tripoli pas sulmeve ajrore në ofensivën e përshkallëzuar nga forcat lindore.
Eksplozione të fuqishme, që besohen të jenë shkaktuar nga sulmet ajrore janë raportuar nëpër rrehet jugore të Tripolit, ku banorët thonë se kanë parë avion duke qarkulluar për më shumë se 10 minuta mbi qytet para se të hapnin zjarr, transmeton portali arbresh.info.
Nuk dihet ende nëse ka qenë një dron apo një avion luftarak prapa sulmit ajror.
Banorët raportuan sulme me dron në ditët e kaluara, por nuk ka pasur konfirmim. Ata thanë se shpërthimet e dëgjuara në qendër të qytetit kësaj radhe ishin më të zhurmshme se në ditët e mëparshme./arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë