Shpërthime dhe shtëllunga tymi janë parë e dëgjuar të shtunën në Damask, kryeqytetin e Sirisë, sipas mediave lokale dhe Vëzhguesit Sirian për të Drejta të Njeriut.
Në disa video, që nuk janë verifikuar prej REL, janë parë edhe ndërtesa të shkatërruara.
Për këto shpërthime raportohet në kohën e rritjes së tensioneve në Lindje të Mesme, prej nisjes së luftës Izrael- Hamas.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ka raportime për viktima, si pasojë e shpërthimit, që besohet se ka ndodhur në lagjen Mazzeh në jugperëndim të Damaskut.
Në zonën Mazzeh gjendet aeroporti ushtarak, dhe selitë e Kombeve të Bashkuara, të ambasadave dhe disa restorante.
Lindja e Mesme është në alarm qysh prej 7 tetorit, kur Hamasi ka kryer sulme në jug të Izraelit, duke vrarë të paktën 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i marrë peng 240 të tjerë.
Për pasojë, Izraeli ka nisur luftë në Gazë, dhe sipas autoriteteve shëndetësore atje, mbi 24.000 njerëz janë vrarë prej ofensivës ajrore dhe tokësore izraelite.
Konflikti ka rritur shqetësimet për përhapje të luftës në rajon, sidomos mes rivalëve siç janë Izraeli me Iranin.
Teherani gëzon mbështetjen e disa grupeve në Lindje të Mesme, përfshirë Hamasin në Gazë, Hezbollahun në Liban dhe rebelët Huthi në Jemen.
Ky vend gëzon mbështetjen e disa grupeve edhe në Irak dhe Siri.
Muajin e kaluar, ai që dyshohet se ka qenë sulm ajror izraelit, jashtë Damaskut, e ka lënë të vdekur një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...