Disa oficerë policie janë lënduar si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në hyrje të stacionit policor në një distrikt mjaft të populluar më Constantine, Algjeri.
Mediat lokale kanë bërë të ditur se një burrë kishte hedhur veten në erë pasi kishte aktivizuar bombën në jelekun e tij vetëvrasës, transmeton arbresh.info.
Sulmuesi kishte për qëllim të shpërthente bombën brenda stacionit, por ishte ndaluar nga disa policë vigjilentë të cilët kishin shtënë ndaj tij.
Autoritetet përpos vdekjes së sulmuesit, i cili ishte i njohur edhe për sulme të tjera, nuk kanë dhënë informata për viktima, por sipas raportimeve të Sky News Arabia deri më tani janë shënuar dy viktima dhe më shumë se pesë oficerë janë lënduar./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...