Një shpërthim ka dridhur stadiumin ku po mbahej një tubim i presidentit të Zimbabvesë, transmeton portali arbresh.info.
Në kohën kur ndodhi incidenti presidenti Emmerson Mnangagwa po pritej të mbante një fjalim në kuadër të fushatës zgjedhore, transmeton portali arbresh.info.
‘Zimbawe Herald’ njoftoi se presidenti nuk është lënduar dhe është evakuuar nga Stadiumi i Bardhë i Qytetit, ku ai u ishte drejtuar përkrahësve përpara votimit të muajit të ardhshëm.
“Presidenti Mnangagwa nuk është plagosur dhe është në Shtëpinë e Shtetit Bulawayo”, citohet të ketë thënë gazetarja e zëdhënësit presidencial George Charamba.
“Hetimet janë në proces dhe më shumë hollësi do t’i jepen publikut”.
Mnangagwa mori pushtetin në nëntor 2017 pasi lideri i vjetër Robert Mugabe dha dorëheqjen pas një ndërhyrjeje ushtarake.
Zgjedhjet e 30 korrikut janë të para pa Mugabe që nga pavarësia në vitin 1980./Arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve