Shpërthim në treg, një i vdekur dhe disa të lënduar

15:22 | 14 Gusht 2022
A. B.

Të paktën një person është vrarë dhe disa persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fortë në një treg me pakicë në kryeqytetin Jerevan të Armenisë.

Levon Sardaryan, zëdhënës i kryetarit të bashkisë së Jerevanit, për agjencinë e lajmeve Associated Press ka thënë se punëtorët e shpëtimit po punojnë për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat, shkruan Aljazeera.

Ministria e Situatave Emergjente tha se në vendin e ngjarjes janë 10 makina zjarrfikëse dhe 10 të tjera ishin rrugës.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, ndërkaq, ministria e emergjencës bëri të ditur se të paktën 20 persona u plagosën nga shpërthimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme