Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit të gazit pranë qytetit të Shën Petersburg në Rusi, thonë zyrtarët.
Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh por ishte vënë nën kontroll dhe nuk kishte raportime për të lënduar, transmeton Arbresh.info.
Shkaku i zjarrit nuk dihet, por mediat lokale kanë raportuar se në zonë janë parë dronë, shkruan BBC.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë përdorur drone në konfliktin aktual. Ukraina zakonisht nuk i pranon sulme të tilla.
Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës gati dy vjet më parë, por ka bërë pak përparim në muajt e fundit.
Të dielën, 13 persona u vranë dhe 10 u plagosën nga bombardimet në qytetin e kontrolluar nga Rusia të Donetsk në Ukrainën lindore, tha Alexei Kulemzin, kryebashkiaku i qytetit të instaluar nga Rusia. Kievi gjithashtu nuk ka komentuar mbi atë sulm.
Lidhur me shpërthimin e së dielës pranë Shën Petersburgut, guvernatori rajonal Alexander Drozdenko tha se ishte vendosur një “regjim alarmi i lartë” pas incidentit në terminalin e prodhuesit të gazit Novatek, në Ust-Luga në Gjirin e Finlandës.
Gazeta ruse e lajmeve Shot citoi banorët vendas të thonë se dëgjuan një dron të ndjekur nga disa shpërthime në Ust-Luga, afër kufirit të Rusisë me Estoninë./Arbresh.info
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...