Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoj e një shpërthimi i një bombe në një lokal në Shën Petesburg të Rusisë.
Siç njofton agjencia e lajmeve ruse “Tass”, viktima është Vladlen Tatarsky, një bloger i njohur rus që përkrahte luftën e Rusisë në Ukrainë, transmeton Arbresh.info.
Një hetim për shpërthimin ka nisur nga autoritetet ruse, teksa deri tani askush nuk e ka marrë përsipër aktin.
Një zyrtar e drejtoi gishtin nga Ukraina për sulmin me bombë në Rusi, por nuk paraqiti asnjë provë. Ndërsa Ministria e Jashtme e Rusisë nuk ka bërë asnjë akuzë.
Duke iu referuar burimeve të pakonfirmuara, bomba ishte fshehur brenda një statuje në miniaturë e cila i ishte dhënë blogerit rus pak minuta para shpërthimit.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...