Një shpërthim ka tronditur qytetin çek të Kralupy nad Vltavou, ku kanë mbetur gjashtë persona të vdekur e shumë të lënduar.
Sipas një zyrtari shpërthimi ka ndodhur në një vend industrial të qytetit, transmeton portali arbresh.info.
Një zëdhënës i Unipetrol tha se “ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në ambientet tona”.
Zëdhënësja e zjarrit Vladimara Kerekova tha se gjashtë vetë vdiqën dhe një numër i papërcaktuar u plagosën.
Një zëdhënëse e policisë tha: “Sipas raporteve fillestare, një shpërthim ndodhi në një nga kompanitë në vend. Ne do të gjejmë kauzën”.
Unipetrol është një kompani e naftës me bazë në Republikën Çeke./Arbresh.info/
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...