Google ADS

Shpërthim në një xhami në SHBA

14:54 | 6 Gusht 2017
Arbresh.info
Në një deklaratë të publikuar nga policia, thuhet se në Qendrën Dar Al-Farooq İslam në rajonin Bloomington ka ndodhur një shpërthim dhe se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim
Një shpërthim ka ndodhur para namazit të mëngjesit (sabahut) në një xhami në Minnesota të SHBA-ve dhe se në ngjarje nuk ka viktima, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar nga policia lokale thuhet se rreth orës 05.00 të mëngjesit, sipas kohës lokale, në Qendrën Dar Al-Farooq İslam në rajonin Bloomington ka ndodhur një shpërthim dhe se në lidhje me ngjarjen është nisur një hetim.

Drejtori ekzekutiv i Bashkësisë Amerikane Muslimane të Minesotës, Asad Zaman, në një konferencë për shtyp duke cituar deklaratën e një dëshmitari nga komuniteti i xhamisë, ka theksuar se menjëherë para namazit të mëngjesit një person me kamionçinë ka hedhur nga dritarja brenda zyrës së imamit diçka dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Duke shpjeguar se gjatë momentit të shpërthimit në xhami ndodheshin rreth 20 persona dhe se nuk ka patur të vdekur, Zaman është shprehur se janë thyer xhamat e dritares në zyrën e imamit.

Ndër të tjera Zaman ka njoftuar se do të japin një shpërblim prej 10 mijë dollarësh për ato që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërsa një dëshmitar, në një deklaratë për mediat lokale ka theksuar se një “bombë zjarri” mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Në hetimin e nisur pas shpërthimit bëhet e ditur se është përfshirë Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe byroja për Alkoolin, Duhanin, Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët (ATF).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme