Në shtetin federal amerikan Minnesota sot ka ndodhur një shpërthim në xhaminë e qytetit Bloomington në afërsi të Minneapolisit, me ç’rast është dëmtuar një pjesë e hapësirës dhe ka dalë tym, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, transmeton AP.
Shefi i policisë në Bloomington, Jeff Pots, deklaroi se prokurorët kanë nisur hetimet për të gjetur shkaktarin e shpërthimit në qendrën e komunitetit mysliman Dar al Faruk.
Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 5:05 sipas kohës lokale.
Asad Zaman, drejtori ekzekutiv i Shoqërisë myslimane-amerikane në Minnesota, tha në një konferencë për media se shpërthimi ka ndodhur gjatë lutjeve të mëngjesit.
Shpërthimi ka ndodhur në zyrën e imamit. Me këtë rast është thyer një dritare. Zaman tha se dyshon se bomba është hedhur në zyrë përmes dritares.
Ai ka bërë të ditur se është ofruar një çmim prej 10 mijë dollarësh për informacionin lidhur me incidentin.
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...